Lajme

Edi Rama: Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

02/17/2026 14:11
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një mesazh me rastin e festimit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se nxënësit e shkollave festojnë me zemër dhe krenari lirinë dhe pavarësinë, duke e cilësuar këtë si një ditë që bashkon shqiptarët rreth vlerave më të bukura kombëtare.

Rama është shprehur se kjo festë shërben për të nderuar të kaluarën dhe për të projektuar një të ardhme që frymëzon me dashurinë për atdheun.