Lajme

Edi Rama nuk heq dorë nga satelitët: Do përdoren për fermerët!

06/28/2022 11:54
nga:G B

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për vonesë e hedhjes së dy satelitëve shqiptarë në orbitë.

Rama: Ka një problem. Mbi 50 mijë fermerët duan naftë. Sa traktorë kemi? Ka një shkallë fiktiviteti. Përmes formalizmit me regjistrin e fermës, regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që për shkak të procedurave kanë marrë më shumë kohë sesa e kishim parashikuar.

Muaj më parë Rama garantoi se sateliti i parë do hidhej në orbitë në juajin mars gjë që nuk ka ndodhur.

Një nga misionet e tyre do ishte edhe zbulimi i arave me kanabis.