Lajme

Edi Rama: Nuk e kam barazuar Goran Bregoviq me Dua Lipën

08/24/2021 11:35
nga:Y I

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur edhe një herë në lidhje me zhurmën që u krijua pas ftesës për të kënduar në Shqipëri këngëtari serb, Goran Bregoviq.

Rama thotë se siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani thonë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të.

“Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër” shkruan Rama në Facebook.

Reagimi i plotë:

NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE

Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua
Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër!

Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes!