Lajme

Edi Rama njofton marrjen e dronëve ‘Bayraktar’- Së shpejti pjesë e Forcave të Armatosura!

12/12/2023 16:15
nga:Y I

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video për dronët “Bayraktar” të Turqisë dhe njofton se shumë shpejt ata do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se këta dronë janë teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

Rama shton gjithashtu se kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës.