Lajme

Edi Rama: Mirënjohje e pafundme për Angela Merkel

09/14/2021 14:45
nga:M K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falenderuar Angela Merkel për kontributin e saj në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën për publikun pas takimit, Rama ka thënë se ky rajon, para nisjes së karrierës së Merkel ka qenë më keq sesa është tani, pra në këtë kohë është më mirë sesa kur kancelarja e filloi këtë rrugëtim, përcjell GazetaBlic.

“Mirënjohje e pafund për të dhe për kontributin e saj për rajonin tonë. Ballkani Perëndimor është më mirë sesa kur ajo filloi rrugëtimin politik, teksa ajo ka dhënë shumë për këtë, andaj më duhet ta falenderoj e mos t’ia marrë kohën, sepse ajo është gjermane dhe e vlerësohen orarin e paraparë”, tha ndër të tjera kreu i ekzekutivit shqiptar.

/GazetaBlic/