Lajme

Edi Rama me postim emocionues për komentatorin Grillo: Shok prej fëmijërisë, një lajm i trishtë për sportdashësit

10/05/2021 11:40
nga:Mergim Rreci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit sportiv Kostandin Grillo si pasojë e koronavirusit.

Përmes një mesazhi në Facebook, Rama shkruan se Grillo ishte një zë i dashur i sfidave futbollistike dhe një sportdashës i paepur me energji pozitive.

Postimi i Edi Ramës:

LAMTUMIRË KOSTA. Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive… humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar

Gazetari dhe komentatori Kostandin Grillo humbi jetën pas disa javësh betejë me koronavirusin. Ai ishte dërguar në Turqi për trajtim të specializuar por nuk mundi të fitonte betejën me pandeminë.