Lajme

Edi Rama me një lajm të rëndësishëm për sezonin turistik veror

04/17/2021 08:34
nga:M K

Të hënën do të nisë vaksinimi i stafeve të hotelerisë, në prag të çeljes së sezonit të turistik. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në intervistën për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”.

Nga ana tjetër, ndonëse situata epidemiologjike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut nuk është shumë e favorshme, shefi i qeverisë lajmëroi se nuk do të ketë mbyllje kufiri për ta.

“Të hënën nis vaksinimi I të gjithë stafeve të hotelerisë. Sezoni I ri turisitk do të jetë shumë më I lejhtësuar, e shoh me shqetësim atë që po ndodh në Kosovë, shpresoj që ajo të përshpejtojë procesin e vaksinimit.

Nuk ddo të mbyllim kufurioin për shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Nuk do të ketë asnjë kufi për shqiptarët, kudo që të jenë. Nga ana e masave, shpresoj të mos shohim pasojat e kësaj që po bën Lulzim Basha. Do të kemi pasoja, do të kemi rritje të infektimeve shumë shpejt”, u shprehë ai.

LEXO EDHE:

427 mijë e 371 qytetarë aplikuan për 10 përqindëshin në Trust