Prej orës 17.30 në Partinë Socialiste po mbahet mbledhja e asamblesë, e cila drejtohet nga kryetari i partisë Edi Rama.
Euronews Albania zbardh detaje nga mbledhja me dyer te mbyllura.
Burime bëjnë me dije se Rama ka ngritur shqetësimin për probleme në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë.
Po ashtu kryesocialisti ka kërkuar minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë.
Rama ka kërkuar dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik dhe pas këtij dokumentimi do të bëhen zgjedhjet në parti ne 15 mars-15 prill.
Rama mësohet t’ju ketë thënë anëtarëve: punoni sikur në 15 mars të ishin zgjedhjet e përgjithshme.
Rama ka kërkuar një census real të anëtarëve aktivë në parti. Sipas tij duhet ripërtëritje e çdo qelize të partisë. Po ashtu, Rama ka thënë se duhet arritur balanca gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave socialiste.
/Euronews Albania/