Lajme

Edi Rama mbështet vendimin e Kosovës për Manastirin e Deçanit

03/13/2024 14:57
nga:Sh R

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbështet plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit.

Përmes një postimi në “X” Rama thotë se inkurajon lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët e përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik.

“Unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit. Unë inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik”, shkruan kreu i qeverisë.

Më herë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.