Lajme

Edi Rama ia ngatërron emrin Pecin (video)

11/26/2021 12:14
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka ngatërruar emrin ministrit të Bujqësisë së Kosovës, Faton Peci.

Ai ne mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Elbasan, iu drejtua Pecit me emrin Fatjon.

“Zoti. Fatjon dhe znj.Frida”, tha Rama teksa i ftoi ata të nisin fjalimin e tyre.

Ndaj këtij gabimi të Ramës, ministri kosovar nuk reagoi, por vazhdoi me fjalimin e tij.