Lajme

Edi Rama flet për raportet që ka me Albin Kurtin

04/08/2022 11:00
nga:Astrit Gashi

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë në “Opinion” të Blendi Fevziut ka folur edhe për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se është njeri shumë interesant, njeri me të cilin ke çfarë të bisedosh dhe nuk mërzitesh duke biseduar.

Ai tha se raportet njerëzore me Kurtin i kanë fantastike, megjithatë thekson se në planin politik kanë dallime.

“Në aspektin njerëzor, raportet janë fantastike, ndërsa në atë politik… Albini është njeri shumë interesant dhe njeri me të cilin ke çfarë të bisedosh, nuk mërzitesh duke biseduar. Në planin politik kemi diferenca, ai është i mandatuar të drejtojë Kosovën dhe unë Shqipërinë. Në fund të fundit jemi dy shtete të ndryshme”, ka deklaruar Rama.