Lajme

Edi Rama flet për herë të parë për Veliajn: Fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm

12/28/2024 19:20
nga:Y I

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili po përballet aktualisht me drejtësinë.

Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cenon kjo imazhin e Partisë suaj?

Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sikurse ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.

/Top Channel/