Analisti Blerim Latifi, ka thënë se Edi Rama është një “bishë politike” në fushën e marrëdhënieve me publikun, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kudo që Rama shfaqet e zotëron hapësirën politike dhe e errëson praninë e të tjerëve.
Postimi i tij i plotë:
Në fushën e marrëdhënieve me publikun Edi Rama është një “bishë politike”. Kudo që shfaqet e zotëron menjëherë hapësirën politike dhe e errëson praninë e të tjerëve. Vetësiguria e madhe në ato që thotë, spontaniteti dhe ironia goditëse e batutave të cilat nuk i harron kurrë, të kombinuara me fizikun e pazakontë, mbase e shpjegojnë këtë.


