Protagonisti i “Për’puthen 3”, Eduart Kuçi, është një emër shumë i përfolur në mediet rozë.
Përveç që simpatizohet shumë nga vajzat e programit, ai ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të disa deklaratave të tij sidomos ndaj Adës të cilën e kritikoi.

Në puntatën e djeshme, Edi i kërkoi falje Adës dhe për GazetaBlic ai tha se është ndjerë keq për ofendimet që i kishte bërë asaj.
Edi është komentuar shumë shpesh edhe për jetën e tij jashtë programit duke u aluduar për lidhje dashurie.
“Nuk jam në lidhje jashtë programit”, u shpreh Edi për GazetaBlic.
Në këtë prononcim, Edi foli edhe Ritvanën ku nuk hezitoi të tregonte mendimin e tij për të: “Është një vajzë shumë e mirë, e mrekullueshme dhe ka një qëndrim të bukur”./GazetaBlic/



