Lajme

Edhe zyrtarët amerikanë konfirmuan se rusët përdorën raketa hipersonike në Ukrainë

03/19/2022 17:25
nga:Astrit Gashi

Zyrtarë amerikanë kanë konfirmuar se Rusia ka përdorur raketa hipersonike në Ukrainë.

Madje sipas tyre, këto raketa janë përdorur në Ukrainë qysh gjatë javës së kaluar, ka raportuar CNN.

Shtetet e Bashkuara kanë arritur të gjurmojnë vendin nga ku është lansuar një prej këtyre raketave.

E sipas zyrtarëve amerikanë, Putini mëton me këtë lëvizje të dërgojë një lloj porosie Perëndimit, se kinse Rusia ka “kapacitete” të mëdha.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar sot se ka lansuar raketat hipersonike Kinzhal mbi një depo municioni në pjesën perëndimore të Ukrainës, duke shkatërruar infrastrukturën e një fshati ukrainas – Delyatin.