Lajme

Edhe të moshuarit pas teknologjisë, 82% përdor telefon smart çdo ditë

01/21/2026 22:33
nga:Y I

Telefoni cellular është një shoqërues i përjetshëm që rrezikon të shndërrohet gjithnjë e më shumë në një varësi, jo vetëm për adoleshentët, por edhe për të moshuarit, shkruan salute.eu.

Pothuaj 82.7% e “gjyshërve” i përdorin telefonat e tyre smart çdo ditë, ndërsa 40.6% raportojnë se kalojnë shumë orë në ditë me to, sipas një studimi prej 562 personash.

“Kur më shumë se tetë nga dhjetë gjyshër përdorin telefonat e tyre çdo ditë, dhe katër nga dhjetë i përdorin ato për shumë orë, nuk kemi më të bëjmë me një mjet të thjeshtë”, shpjegon Giuseppe Lavenia, president i Di.Te.

“Në këto raste, dixhitali bëhet një rregullator emocional, i përdorur për të mbushur boshllëqet dhe për të lehtësuar ndjenjat e vetmisë’, shton ai.