Asambleja Gjenerale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sot ka votuar me shumicë votash për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së.
Ajo çfarë bie në sy është që edhe Serbia ka votuar për pezullimin e aleates së saj, Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.
Asambleja Gjenerale e Kombeve të Bashkuara votoi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenime.
Veprimin e Serbisë e mirëpriti edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në Twitter, Rama ka thënë se “pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB është një refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë”.
Tutje, kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se “rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus është lajm i mirë për rajonin”.



