Showtime

“Edhe sa bëhet mirë?”, Capital T me dedikim prekës për rastin e 18-vjeçares në Ferizaj

08/24/2021 19:10
nga:L J

Tashmë ka bërë bujë në media vrasja e 18-vjeçares nga bashkëshorti i saj.

Lajmin për vrasjen e Marigona Osmanit nga Ferizaj u bë mjaft me zë në mediat shqiptare ku bëri që fytyra të ndryshme publike të reagojnë menjëherë.

Reperi i njohur shqiptar Capital T, së fundi ka reaguar në rrjete sociale ku ndau pjesë nga kënga e tij “Rrushe”, e cila tashmë ka bërë emër dhe po përdoret për rastin në fjalë.

I tronditur nga ky rast reperi po shfrytëzon rastin të ndajë mesazhe vetdisuese duke përdorur artin e tij si mjet transmetimi.

“Voglushe si hije t’njekin vujtje t’padurushm prape duhesh me kon krenare ideale supe familja gjith me ftyr edhe pse s’pati kushte”, janë disa nga rreshtat e projektit muzikor nga reperi i cili po i dedikon tashmë të ndjerës Marigona Osmani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)