Pas largimit nga Paris Saint-Germain, Sergio Ramos mund të jetë rrugës për në Arabinë Saudite dhe të nënshkruajë për Al Ahli.
Skuadra arabe paraqiti një propozim prej 20 milionë eurosh në vit, shkruan këtë të enjte gazetari Ekrem Konur, të dhëna tashmë se ishin avancuar nga Fabrizio Romano, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se mes viteve 2009 dhe 2018, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo ndanë dhomën e zhveshjes në shërbim të Real Madridit dhe tani do të mund të takohen sërish në të njëjtin kampionat, por si kundërshtarë.
/GazetaBlic Sport/


