Lajme

Edhe pse të gjitha rrugët janë thuajse të pakalueshme- Nga Ministria e Liburn Aliut thonë që gjithçka është “OK”

01/11/2025 12:08
nga:Gazeta Blic

Edhe pse shumë rrugë nëpër gjithë Kosovën janë të pakalueshme, nga ministria që drejtohet nga Liburn Aliu thonë se të gjitha rrugët janë në rregull.

Sipas një njoftimi të lëshuar për media, nga kjo ministri thuhet se të gjitha rrugët janë të kalueshme, ndonëse gjendja në teren e thotë krejt të kundertën.

“Tē rrugët janë të qarkullueshme përpos në viset malore që duhet vozitur me kujdes të shtuar. Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM MBI GJENDJEN E RRUGËVE NË KOSOVË

Prishtinē

11 janar 2025

Ju njoftojmē se pas reshjeve tē fundit të borës, sipas informatave nga tereni nga menaxherët rajonal dhe të Autudhëve, gjendja e rrugëve është e kalueshme.

Tē rrugët janë të qarkullueshme përpos në viset malore që duhet vozitur me kujdes të shtuar.

Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe.