Lajme

Edhe pse sot është 1 qershori, bora mbulon këtë vend të Kosovës (foto)

06/01/2021 20:16
nga:Gazeta Blic

Edhe pse jemi në muajin qershor, sot ka rënë borë në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Në viset malore, gjegjësisht në Brod ka pasur reshje të borës.

Lajmin e ka bërë publik peonari i një Hoteli në Brod, Naser Arifi teksa ka publikuar edhe fotografi e video.

Ndryshe, ditëve të fundit kanë rënë edhe temperaturat, derisa ka pasur edhe reshje shiu.