Sporti

Edhe pse pa Courtois dhe Militao: Real Madrid me mbrojtjen më të mirë në historinë e tyre

12/06/2023 12:42
nga:L J

Real Madridi ka qenë jashtëzakonisht i fortë që nga fillimi i sezonit, veçanërisht kur bëhet fjalë për paraqitjet në mbrojtje. Në fakt, është më i miri në të gjithë historinë e klubit “mbretëror”.

Që nga fillimi i sezonit, Mbretërit kanë pranuar vetëm 9 gola në 15 ndeshje në La Liga – një mesatare prej 0.60 për lojë. Për krahasim, rekordi i tyre më i mirë deri më tani erdhi në sezonin 2019/20 kur, nën drejtimin e Zinedine Zidane, Reali pësoi 25 gola në 38 ndeshje – një mesatare prej 0.66 për ndeshje.

Edhe më mbresëlënëse, kjo po ndodh në mungesë të dy prej figurave më kyçe të skuadrës në mbrojtje – portierit Thibaut Courtois dhe qendërmbrojtësit Eder Militao. Të dy pritet të kthehen në prill ose maj.

/GazetaBlic Sport