Pesë muaj më parë ishte larguar nga pozita e Drejtorit në Departamentin për Amerikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që drejtohet nga Donika Gërvalla, Albert Prenkaj, raporton Gazeta Blic.
Krejt çka ka ndodhur brenda kësaj kohë, ishte se Prenkaj ka ndjekur rrugën ligjore duke iu drejtuar fillimisht gjykatës, ku kishte fituar rastin e më pas edhe ishte ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Gazeta Blic ka arritur ta siguroj dokumentin e KPMSHCK e ku Albert Prenkajt i jepet e drejta e plotë dhe ku kërkohet nga një komision brenda ministrisë së Punëve të Jashtme që të merret me rishqyrtimin e lëndës së tij për largimin nga puna.
-Vendim: Aprovohet pjesërisht si e bazuar ankesa me numër A.nr.779/2023 e datës 25 maj 2023 parashtruar nga ankuesi Albert Prenkaj
-Anulohet vendimi me numër reference Nr.ref.157/2023 I datës 26.04.2023 I Komisionit Disiplinor të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe çështja kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje te Komisioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës
– Obligohet Komisioni Disiplinor i MPJD që brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të bëjë zbatimin e këtij vendimi, të bëjë rishqyrtimin e këtij rasti
– Obligohet sekretari i Përgjithshëm I MPJD-së që të kujdeset për zbatimin e këtij vendimi si në pikën III
-Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës duhet të njoftohet me shkrim për ndërmarrjen e veprimeve në pajtim me këtë vendim
Por pse u largua nga puna në Ministrinë e Punëve të Jashtme Albert Prenkaj – ky ishte arsyetimi i komisionit që e largoi nga puna
Ankuesi Albert Prenkaj i punësuar sipas AKT Emërtimit me numër AE.Nr132/2022, të datës 07.07.2020 në pozitën e punës “Drejtori i Departamentit për Amerikë” në MPJD, më datë 28.03.2023 Zëvendësuesi i sekretarit të Përgjithshëm në cilësinë e mbikëqyrësit të drejtpërdrejt ka parashtruar kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore në Komisionin Disiplinor me arsyetimin se “Ekziston dyshimi I bazuar e ankuesi në cilësinë e Drejtorit të Departamentit për Amerikë në periudhën kohore nga data 07.07.2022 e deri më tani, ka kryer shkelje të rënda t detyrave të punës të përcaktuara me ligjin Nr06L-114 për Zyrtarët Publik gjatë ushtrimit të funksionit të tij si drejtor i këtij Departamenti”
Bazuar në këtë ankesë Komisioni Disiplinor i MPJD me datë 29.03.2023 kishte nxjerr vendim me numër NR.ref 99/2023 përmes së cilit ka bërë pezullimin e marrëdhënies së punës së ankuesit deri në një vendim tjetër.
Gazeta Blic ka kontaktuar me Albert Prenkaj i cili ka thënë se ka marrë vendimin e KPMSHCK të Kosovës dhe pret që vendimin i ministrisë së Jashtme për largimin e tij nga puna të tërhiqet, bazuar në gjetjen e këtij organi që mbron shërbyesit civil.
“Pas veprimeve të orkestruara të klikës së znj. Gërvalla Schwarz për diferencimit politik- adnibistrativ, të tipit të periudhës së Millosheviqit, KPMSHCK merr vendim për aprovim të ankesës së Ambasadorit Prenkaj. Ambasadori Prenkaj ishte larguar dhunshëm nga Shërbimi Civil mbi pretendime të falsifikuara nga një i ashtuquajtur Komision në përbërje të njerëzve të instaluar nga një i vetquajtur zëvendës Sekretar i Përgjithshëm, z. Isma, një vegël e zv. Ministres Liza Gashi. Pra, anulohet vendimi i Komisionit disciplinorë dhe çështja kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje. Me të gjitha thyerjet ligjore të rreshtura në MPJD, me urdhëra të zv. Liza Gashi dhe znj. Schwarz, përmes veglës Isma @ Co, kjo e fundit që ishte në funksion të frikësimit dhe disciplinimit të zyrtarëve të MPJD-së, po e tregon fytyrën e vërtetë. Beteja për drejtësi në MPJD do të vazhdon me të gjitha mjetet ligjore.”, ka thënë shkurt Prenkaj për Gazeta Blic.
Më poshtë e gjeni vendimin e plotë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës: