Lajme

Edhe një palë zgjedhje bashkë me ato lokale në vjeshtë? “Kurti dëshiron pushtet absolut”

02/14/2025 11:35
nga:Gazeta Blic

Analisti politik Jeton Kelmendi ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke e akuzuar atë se synon të ketë pushtet absolut.

Sipas Kelmendit, Kurti dhe ekipi i tij nuk dëshirojnë bashkëqeverisje, duke e dëshmuar këtë me retorikën e përdorur ndaj kundërshtarëve politikë.

“Kryeministri Albin Kurti dhe kurtët e tij nuk duan të bashkëqeverisin”.

Me vetë faktin se në çdo vend ka polarizime gjatë fushatës, e meqenëse mbaroi fushata dhe del kryeministri dhe e quan me terma kërcënues kur ai është fitues relativ, i quan rivalët e tij”.

Aty s’ka mbetur vend. Ai nuk dëshiron koalicion dhe nuk don të bashkëpunojë. Kurti e ka të qartë, ai po synon të marrë pushtet absolut”, deklaroi Kelmendi, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme: