Lajme

Edhe një hap përpara liberalizimit të vizave për Kosovën / LIBE voton pro

01/12/2023 13:03
nga:N M

Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) sot ka votuar pro liberalizimit të vizave.

“Është miratuar marrëveshja për liberalizimin e vizave me Kosovën. Eurodeputetët votuan me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime”.

Pas votimit në LIBE duhet të ndodhë edhe votimi në Parlamentin Europian, që tashmë është dëshmuar pro heqjes së vizave edhe më herët.

Pas votimit në PE, radha u vjen votimeve nga ambasadorët e BE’së dhe Këshillit të Ministrave me shumicë të thjeshtë.

Tutje, akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Europian, Këshilli Europian, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian.

Pastaj, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar.

Ndryshe, Presidenca suedeze e Bashkimit Europian ka premtuar se do ta vazhdojë ritmin e paraardhëses së saj çeke për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Për hapat e radhës, Presidenca suedeze pati dhënë zotim se do të kryhen në muajt e parë të këtij viti.

Xhavit Haliti: Nëse nuk e pranojmë Asociacionin, pasojat janë të paparashikueshme për Kosovën dhe Qeverinë