Lajme

Edhe një deputet i VV-së thotë se u sha nga Arben Gashi

02/07/2022 12:22
nga:Gazeta Blic

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot në mbledhjen e Komisionit e cila edhe u ndërpre.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, është sharë e ofenduar nga shefi i grupit paramentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Mbledhja e sotme dështoi shkaku i sjelljes së shefit të LDK ndaj meje e cila kaloi edhe në sharje. Ne si grup përveç se kemi hequr dorë kërkojmë të bëhet një gjë e tillë për deputet sa i përket shpenzimeve”, tha Rrustemi.