Lajme

Edhe në Norvegji thirren protesta në mbështjetje të ish-krerëve të UÇK-së

09/25/2026 20:41
nga:L J

Protestat në mbështjetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë i kanë kaluar kufijtë.

Pas protestave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Zvicër e me radhë, këtë herë protestë është thirrur edhe në Oslo të Norvegjisë.

“Ju ftojmë në një protestë paqësore në Oslo në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe për të shprehur qëndrimin tonë lidhur me vendimet e Gjykatës Speciale në Hagë”, thuhet në ftesë.

“Kjo protestë është një mundësi për të shprehur në mënyrë paqësore zërin, shqetësimin dhe kërkesën tonë për drejtësi dhe trajtim të drejtë”.