Lajme

Edhe ministri ukrainas hip në tankun Leopard, pyet: ““Ku është rruga për në Moskë?”

02/25/2023 23:46
nga:Astrit Gashi

Ministri i mbrojtjes së Ukrainës Oleksii Reznikov ka bërë një reagim epik kur provoi tanket e reja Leopard 2A4 që mbërritën të premten në Ukrainë.

Polonia të premten dorëzoi tanket e shumëpritur Leopard 2 të cilat mund të ndryshojnë lojën në luftën e Ukrainës.

“Më falni, ku është rruga për në Moskë?”, ishte reagimi i parë i Reznikovit, përmes një videoje që u shpërnda në rrjetin social Twitter.