Lajme

“Edhe me vdek s’ka problem vetëm për vajzën të bëhet mirë”- Rrëfimi prekës i 38 vjeçarit nga Prishtina që jeton në kushte të rënda ekonomike!

12/31/2021 19:34
nga:M K

38 vjeçari nga Hajvalia, Valbon Poroshtica, jeton në kushte të mjerueshme së bashku me familjen e tij, raporton Gazeta Blic.

Ai ndryshe nga familjet e tjera kosovare, natën e ndërrimit të viteve po e pret pa bukë në tavolinë dhe me sytë nga dera që bamirësit t’i ndihmojnë me ushiqm dhe ilaqe.

Poroshtica, i cili është baba i një vajzë vetëm 8 vjeçare, vuan nga një sëmundje, gjë e cila ja pamundëson të punojë.

Ai nuk ka pare as për të blerë ilaqet dhe bërë analizat e nevojshme në lidhje me sëmundjen me të cilën përballet tash e sa vite.

Ekipi i “Gazeta Blic” në këtë prag të ndërrimit të moteve ka vizituar familjen e 38 vjeçarit Poroshtica, të cilën e ka pllakosur mjerimi, sëmundja dhe vuatja.

Gruaja dhe vajza e tij 8 vjeçare nuk pranuan të prononcoheshin për media pasi nuk e përballonin dot emocionalisht sitautën e rëndë të cilën po kalonin.

Ai merakun kryesor ka vajzën e tij 8 vjeçare, për të cilën thotë se nuk po mundet t’i sigurojë asgjë, që të jetë njëjtë si bashkëmoshatarët e tjerë.

Poroshtica, në një moment me zërin që i dridhej, thotë se edhe nëse vdes nuk ka problem vetëm për vajzën të bëhet mirë.

38 vjeçari ka bërë thirrje nga kamera jonë, që çdokush që ka mundësit të vërë dorën në zemër dhe t’i ndihmojë.

Ndiqni storien e plotë realizuar nga gazetarja Yllka Isufi: