Lajme

“Edhe lopa në grazhd e di…”, Konjufca i kërkon Jahja Kokës të mos përdorë emra kafshësh në relacion me deputetët

02/23/2023 13:01
nga:G B

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, në seancën e sotme të Kuvendit, është inkuadruar në temën e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Kokaj në fillim të fjalimit të tij tha se “edhe lopa në grazhd e di se kush i ka humbur ato 8 mijë e 200 hektarë”.

Menjëherë ndërhyri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili bëri thirrje që të mos përmenden emrat e kafshëve në relacion me asnjë deputet.

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar.