Sporti

Edhe Laura Fazliu mbetet pa medalje, eliminohet nga Botërori

05/10/2023 14:53
nga:L J

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu është eliminuar nga Botërori i xhudos që po zhvillohet në Doha të Karit.

Laura Fazliu është mposhtur nga xhudistja hungareze, Szofi Ozbas në garën në repesazh, shkruan GazetaBlic Sport.

Në çerekfinale, Fazliu u mposht nga sllovenja Andreja Leshki.

Në rrethin e parë fitoi ndaj Guimendekos, kurse në rrethin e dytë ndaj Oberan. Në rrethin e tretë triumfoi ndaj Quadros.

Tashmë Fazliu ka mbyllur garën dhe mbetet pa medalje.

/GazetaBlic Sport