Showtime

Edhe Labinot Tahirit i ndalet rryma: “I pagova 325 euro”

12/22/2021 23:03
nga:Genita C

Ditëve të fundit, Kosova po përballet me reduktime.

Reduktimet sonte zgjatën dy orë dhe për këtë kishte pakënaqësi të mëdha edhe nga fytyrat publike, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi, Labi në një postim në rrjetet sociale ka publikuar faturën ku shihet teksa ka paguar 325 euro rrymë dhe përsëri ka mbetur pa energji elektrike.

Postimi i plotë:

Dje e pagova 325 euro, por prap pa rrymë!
Jam ardh në perfundim, që ky popull e duron edhe kijametin??☺️ veq me ju lajmru ma heret qështu si KEDS-I me sms ne pajtohemi me fatin!
Kur qytetari i ka borgj KEDS-it, nuk i’a fal po shkon e i’a këput rrymen në shtyllê pa fije rahmeti!
E kur qytetarêve KEDS-i i’u ka borgj dhe i lë në terr, kêrkonë falje dhe mirëkuptim!
Nejse: Popull Bujar jem ne , kush nuk bën zë por rrim qështu ndër-jorgan? tuj than behet mirë!!
Mundesisht nesër mos e leshoni fare se vallah ju kuptojmë se jeni “shumë korrekt”??
Duron ky popull duron bacooo grahni…

/GazetaBlic/