Lajme

Edhe Komuna e Drenasit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike

12/18/2024 09:50
nga:Sh R

Komuna e Drenasit njofton qytetarët se bazuar në një urdhëresë të re, ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në të gjitha hapësirat publike.

Në njoftim thuhet se urdhëresa përfshinë: Sheshet, rrugët dhe hapësirat tjera publike.

” Shitja e produkteve piroteknike lejohet vetëm nga data 19 deri më 31 dhjetor, ndërsa përdorimi i fishekzjarrëve është i lejuar nga 26 dhjetor deri më 1 janar 2025. Çdo shkelje e këtij vendimi do të ndëshkohet: Me gjoba nga 200 deri në 500 euro. Ose me dënim me burgim nga 3 deri në 10 vite”, vijon njoftimi.

Tutje thuhet se për zbatimin e kësaj urdhërese do të kujdeset Drejtoria e Inspeksionit.

“Ju ftojmë të respektoni këtë vendim për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë festave të fundvitit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Komunës së Drenasit.