Sporti

Edhe kjo ndodhë në futbollin e Kosovës | Sekretari i Llapit me qëllim e dëmton sistemin e VAR-it pas ndeshjes me Dukagjinin!

12/24/2024 17:47
nga:Lorik J

Komisioni i Garave i Superligës ka dërguar në disiplinore sekretarin e Llapit, Muhamet Rexhepi,

Muhamet Rexhepi pas ndeshjes me Dukagjinin me dashje dhe me forcë ka dëmtuar sistemin e VAR-it, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e FFK:

Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC “Llapi “ Muhamet Rexhepi nr ID 001413M88 . Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes me dashje dhe me forcë dëmton sistemin VAR të vendosura në mesin e fushës dhe si pasojë janë dëmtuar kabllot që dërgojnë sinjalin video në fushë , kabllo që dërgojnë sinjalin audio në fushë dhe kabllot me energji elektrike që furnizohen këto paisje . I njejti shanë dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas dëshmive të xhiruara dhe të raporteve të personave zyrte në ndeshjen LLapi-Dukagjini”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se Llapi në këtë duel realizoi gol në minutat e fundit, por gjyqtarët e anuluan, shkaku i pozicionit jashtë loje, gjë që i eskaloi vendasit.

/GazetaBlic Sport