Nicolae Stanciu, kapiteni i Kombëtares së Rumanisë ka dërguar një mesazh para duelit me Kosovën, në Ligën e Kombeve.
Stanciu, ashtu si të gjithë lojtarët e Rumanisë, kishte një mesazh për tifozët, përmes FRF TV.
“Para ndeshjes me Kosovën, dua t’ju flas nga zemra, si një lojtar që e di se sa e rëndësishme është mbështetja juaj. Jemi në një moment vendimtar për Rumaninë, një moment në të cilin secili prej nesh mund të kontribuojë për një qëllim të përbashkët, kualifikimin në Kampionatin Botëror!
Në fushë, ne japim gjithçka, por ne kemi nevojë që ju të jeni po aq të përqendruar dhe të përgjegjshëm në tribunë. Çdo gjest juaji ka rëndësi, çdo britmë mbështetjeje na shtyn! Të jemi të zgjuar, të mos lejojmë që incidentet apo veprimet të na lënë në hije punën tonë, por edhe tuajën. Futbolli na bashkon, dhe së bashku mund t’ia dalim”, ishte mesazhi i Nicolae Stanciu.
Ndeshja mes Rumanisë e Kosovës luhet të premten nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport