Nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës bëjnë të ditur se janë të indinjuar thellë pas arrestimit të mjekut, Ibrahim Hoti.
Ata kërkojnë nga organet e rendit që ta lirojnë të njëjtin nga ndalimi prej 48 orësh, pas një video-incizimi të publikuar në media.
“Është për të ardhur keq se si trajtohen në mënyrë më të keqe të mundshme mantelbardhët, të cilët tashmë janë të stërlodhur. FSSHK kërkon lirimin e menjëhershëm dhe ndjekjen e procedurave për zbardhjen e ngjarjes”.
“Po ju rikujtojmë se Dr. Ibrahim Hoti nuk është kriminel dhe nuk paraqet rrezik për shoqërinë,përkundrazi gjatë gjithë kohës së Pandemisë COVID-19 ka shërbyer në mënyrë të ndershme dhe me profesionalizëm, për aq sa ka pasur mundësi”.
“FSSHK është në përkrahje të plotë të punëtorëve shëndetësor në QKMF-Podujevë dhe veprimeve të tyre sindikale, por kërkon që edhe ata të cilët kanë marr vendime të tilla të japin arsyet e tyre”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.