Lajme

Edhe dy muaj paraburgim për pesë të dyshuarit që planifikuan vrasjen e dy personave

3 ditë më parë
nga:Y I

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nda dy muaj pesë të dyshuarve D.R., F.Q., Sh.K., D.M. dhe R.B., nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi“, e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 21.03.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, konfirmoi Gashi.