Dy avionë të tjerë me shtetas afganë do të mbërrijnë mbrëmjen e sotme në Shqipëri.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila njofton se avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë.
“Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ndërkohë, pas mesnatës së kaluar erdhi në Shqipëri avioni i parë me 121 shtetas afganë, shumica gra e fëmijë, të cilët janë strehuar në struktura hotelerie në Durrës.
Përjetimi i veçantë i vajzës afgane që u evakuua në Belgjikë