Lajme

Edhe Duda Balje lëshon mbledhjen e Komisionit për Energji

07/27/2022 15:03
nga:G B

Pas deputetëve të LDK-së, Rrezarta Krasniqi e Armend Zemaj, mbledhjen e Komisionit për Energji e ka lëshuar edhe deputetja Duda Balje, raporton Gazeta Blic.

Në Komision ka pasur përplasje mes deputetëve, pasi Armend Muja ka propozuar perjashtimin nga komisioni të deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karaxhiq.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Balje, e cila kërkesën e Mujës e cilësoi si vendim politik dhe hakmarrje ndaj saj nga ana e partisë në pushtet.

“Partia në pushtet po dëshiron të më largojë nga Komisioni, pasi që nuk po i bindëm kërkesave të tyre për të votuar në Kuvend”, tha Balje.

 

Deputetët e LDK-së e lëshojnë mbledhjen e Komisionit për Energji, Zemaj e quan hajn deputetin e VV-së

Përplasje në Komisionin Hetimor për Energji, Armend Muja propozon përjashtimin e këtyre deputetëve