Lajme

Edhe Agim Bahtiri kritikon Gjykatën Kushtetuese: S’pranojmë diktakt politik, Lista Serbe përfaqëson terrorizëm

02/04/2026 20:45
nga:Genita C

Agim Bahtiri, deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes ka hedhë kritika ndaj Gjykatës Kushtetuese pas publikimit të Aktgjykimit ku u shpall antikushtetues zgjedhja e Nenad Rashiqit si Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, pa qenë i propozuar nga shumica e deputetëve të pakicës serbe.

Bahtiri tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese “cenon vullnetin sovran” të qytetarëve të Kosovës ndërsa për Listën Serbe tha se përfaqësojnë “terrorizëm”.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që na imponon përfaqësim nga Lista Serbe është i padrejtë dhe cenon vullnetin sovran të qytetarëve të Kosovës. S’pranojmë diktat politik që minon shtetin dhe demokracinë! Është absurde që nënkryetar i Kuvendit të Kosovës të vjen dikush nga ajo listë që përfaqëson terrorizëm e jo civilizëm. AB”, shkroi Bahtiri.