Lajme

Edhe AAK konfirmon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Konjufca

11 ditë më parë
nga:Y I

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar pjesmarrjen në takimin e datës 8 prill të thirrur nga Glauk Konjufca.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Po, mund të marrë pjesë një përfaqësues deputet’ tha Xhemaili për “Gazeta Blic’.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 8 prill 2025 do të mbledhë kryetarët e subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvend, për të përgatitur rendin e ditës për seancën konstituive.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re.