Sporti

Edhe 6 federata të sportit të licensuara nga MKRS, ende jo FFK!

02/06/2023 16:04
nga:E K

MKRS ka njoftuar para pak çasteve se edhe gjashtë federata të sportit të licensuara nga MKRS.

Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, priti sot në takim udhëheqësit e 6 federatave sportive. Federata Skitare, Federata e Tenisit, Federata e Boksit, Federata e Shenjëtarisë, Federata e Autosportit dhe Federatës e Muaythai janë licensuar sot, ndërsa për atë të futbollit ende nuk ka njoftim, përcjell GazetaBlic Sport.

Ja njoftimi i MKRS:

“Edhe 6 federata të sportit të licensuara nga MKRS

Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, priti sot në takim udhëheqësit e 6 federatave sportive.

Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, i janë dorëzuar zyrtarisht licencat për ushtrimin e veprimtarisë Federatës Skitare, Federatës së Tenisit, Federatës së Boksit, Federatës së Shenjëtarisë, Federatës së Autosportit dhe Federatës Muaythai.

Përgëzime dhe suksese për të gjitha federatat në veprimtarinë e tyre”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë.

/GazetaBlic Sport