Showtime

Edhe 16 vjet pas publikimit, “The Boy In The Striped Pyjamas” vazhdon të cilësohet nga fansat si një prej filmave klasikë më të mirë ndonjëherë

04/20/2024 11:28
nga:N K

Një film i fuqishëm me shumë aktorë të famshëm, shumëkush e konsideron si një nga më emocionuesit që kanë parë ndonjëherë.

“The Boy In The Striped Pyjamas” u publikua në vitin 2008 dhe popullariteti i tij vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Filmi bazohet në librin e vitit 2006 me të njëjtin emër nga John Boyne, dhe tregon historinë e një djali të quajtur Bruno (rol i luajtur nga Asa Butterfield) i cili miqësohet me një djalë të moshës së tij në një kamp përqendrimi.

Duke mos ditur se çfarë është në të vërtetë kampi, Bruno beson se uniformat që njerëzit në kamp veshin janë në fakt pizhame.

David Thewlis luan babanë e Brunos, Ralf, një oficer SS, i cili e zhvendos familjen për të jetuar pranë një kampi në Poloninë e pushtuar rurale pasi ai gradohet.

Ndërsa Bruno dhe djali Shmuel afrohen më shumë, kjo shkakton një sërë ngjarjesh tragjike me pasoja të qëndrueshme.

Edhe pse filmi u publikua 16 vjet më parë, ai ende konsiderohet si një nga arritjet më prekëse sot.

“Filmi është një mrekulli”, “Film i madh, por shumë i trishtë”, “Histori shumë e vështirë”, “E lexova librin dhe e pashë filmin. Përshtypjet: të tmerrshme dhe shumë të trishtueshme, por do t’ua rekomandoja patjetër të gjithëve”, ” E pashë atë film vetëm një herë dhe nuk do ta bëj më kurrë sepse më theu emocionalisht”, “Një film i mrekullueshëm që na kujton se sa e keqe ka në luftërat e pakuptimta”, janë komentet e shikuesve në një grup në Facebook që mbledh përdoruesit e Netflix – platforma e transmetimit në të cilën filmi është i disponueshëm.