Ederson është gjithnjë e më afër bashkimit me Atletico Madridin përpara sezonit të ardhshëm.
Klubi spanjoll thuhet se ka arritur një marrëveshje me mesfushorin brazilian, duke i hapur rrugën një transferimi gjatë verës.
Sipas Fabrizio Romano, Atletico Madrid dhe Atalanta kanë filluar tashmë diskutimet për të finalizuar marrëveshjen, e cila mund të mbyllet për 35-40 milionë euro.
Kjo është një marrëveshje e re midis Bergamos dhe Madridit, pas marrëveshjeve të shumta të lidhura midis dy klubeve në muajt e fundit.
/GazetaBlic Sport


