Lajmet e këqija nuk kanë të ndalur për portierin Ederson.
Lëndimin që pësoi në sy në ndeshjen kundër Tottenhamit, pas një përplasje me Cristian Romeron, është duke ia pa sherrin me të madhe.
Shkak i kësaj, Ederson do humbas “Copa America” këtë verë.
Selektori i Brazilit, Dorival e ka zëvëndësuar atë me Rafael, i cili luan për Sao Paulon.
Copa America do mbahet në SHBA dhe do fillojë më 20 qershor, me Brazilin që gjendet në grupin ”D” bashkë me Paraguajin, Kolumbinë dhe Kosta Rikën.