Real Madridi ka konfirmuar se Eder Militao ka pësuar një lëndim muskulor pas testeve që iu bënë të martën.
“Pas testeve të kryera te lojtari ynë Eder Militao është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në kuadricepsin e këmbës së majtë”, thuhet në një deklaratë.
Sipas mediave spanjolle, Militao do të mungojë për rreth 10 ditë për shkak të lëndimit.
Miliato do të punojë për rikuperimin e tij gjatë pushimit ndërkombëtar dhe mund të rikuperohet plotësisht para fundit të muajit.
/GazetaBlic Sport


