Real Madrid është përballur me një numër të madh lëndimesh këtë sezon.
Së fundi, nq ndeshjen e së shtunës ndaj Osasunë, ku ”mbretërit” fituan me rezultat 4-0, u lëndua, Eder Militao, Rodrygo dhe Lucas Vasquez.
Më së keqi e pësoi Eder Militao, i cili ka këputur ligamentin dhe sezoni për të ka përfunduar.
Braziliani do të jetë jashtë fushave për së paku 9 muaj.
Rreth lëndimit të tij ka dal me komunikatë edhe skuadra e Real Madridit.
”Pas testeve të kryera sot tek Eder Militão nga departamenti mjekësor i Real Madridit, lojtari është diagnostikuar me një këputje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë me dëmtim të të dy meniskut në këmbën e djathtë. Militão do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.”, thuhet në njoftim.
Sa i përket lëndimeve tjera, Vasquez do të jetë jashtë tre javë me një dëmtim muskulor, njëjtë sikur Rodrygo.