Pa filtra, Eden Hazard, tashmë i pensionuar nga fusha, pranoi disa eksese që bëri gjatë pushimeve pas përfundimit të sezonit sportiv, veçanërisht në Real Madrid.
“Çdo verë shtoja katër ose pesë kilogramë, sepse pasi trupi im kishte dhënë kaq shumë për 10 muaj, më duhej të pushoja. Në pushime, mos më kërkoni të bëj asgjë. Më pëlqen të jem me familjen time, të shkoj në plazh, ndaj mos më kërkoni të vrapoj në ato tre ose katër javë. Mund të luaj futboll në plazh me fëmijët e mi, nuk ka problem, por jo të vrapoj”, tha ish-reprezentuesi belg në pod-castin e Obi Mikel, ish-shoku i skuadrës në Chelsea.
Eden Hazard rrëfeu gjithashtu varësinë e tij më të madhe. “Si belg e dua birrën, vendi im ka birrat më të mira në botë. Nuk kam pirë çdo ditë, por ndonjëherë, pas një loje të mirë, një ose dy birra të bëjnë mirë.”
/GazetaBlic Sport