Në një kohë kur ai është kritikuar shumë për paraqitjet e tij të dobëta dhe humbjen e gjendjes fizike, Eden Hazard duket se ka ndryshuar qëndrim dhe tani do të jetë i vendosur për t’u rikthyer në nivelin e lartë që luajti te Chelsea.
Pasi u lirua nga kombëtarja belge për të luajtur në ndeshjen kundër Uellsit, lojtari i Real Madrid hoqi dorë nga dita e pushimit që kanë ndërkombëtarët kur kthehen nga angazhimet me ekipet përkatëse, duke u paraqitur në qendrën stërvitore të skuadrës merengue për t’u stërvitur me pjesa tjetër e skuadrës nën urdhrat e Carlo Ancelotti, përcjell GazetaBlic Sport.
Qëndrimi i belgut duket se po ndryshon përballë një skenari jo vetëm inkurajues, i cili ishte zvarritur te Real Madrid dhe që duket se po përhapet edhe në kombëtaren belge.
Me paraqitjet e mira të Vinicius dhe Rodrygo në krahët e sulmit merengue , Eden Hazard do të jetë i gatshëm të luftojë për të dhënë një përgjigje dhe për të fituar një vend në ekip.
/GazetaBlic Sport/


