Sporti

Eddie Howe prezantohet tek Newcastle: “Unë nuk kam një shkop magjik, kemi punë të madhe për të bërë”

11/10/2021 21:36
nga:Lorik J

Trajneri i ri i Newcastle, Eddie Howe foli sot për herë të parë në konferencë për klubin e tij të ri.

Ish-trajneri i Bournemouth foli për qëllimet e tij dhe të klubit duke thënë: “Më bëri shumë përshtypje vizioni ambicioz i pronarëve. Megjithatë, qëllimi i vetëm është shmangia e rënies nga kategoria dhe jam absolutisht i bindur për këtë Ne patëm disa biseda të shkëlqyera”.

“Renditja është ajo që duhet të shikojmë. Qëllimi është të qëndrojmë në Premier League dhe unë do të punoj për të, gjithçka tjetër mund të presë. Nuk bëj premtime; detyra para nesh është e vështirë, është një sfidë shumë, shumë e vështirë”, vazhdoi ai.

Në fund potencoi se nuk ka shkopin magjik, andaj për të arritur qëllimet duhet punë e madhe nga të gjithë.

“Kemi një kalendar shumë të vështirë përpara: Nuk kam një shkop magjik, do të duhet shumë punë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport